Arkitektura e Karnatakas

Arkitektura e Karnatakas
(345 deri më sot)
Tipi Periudha
Arkitektura Kadamba – sintezë e disa shkollave (345 - 525)
Arkitektura e dinastisë perëndimore Ganga (350 - 550)
Arkitektura Badami Chalukya ose stili Vesara (543 - 753)
Stili Dravida dhe Rekhanagara i Arkitekturës Rashtrakuta (753 - 973)
Arkitektura Kalyani Chalukya (Dinastia Perëndimore Chalukya) (1000 - 1200)
Arkitektura Hoysala e Perandorisë Hoysala (1100 - 1400)
Arkitektura Vijayanagara e Perandorisë Vijayanagar (1336 - 1648)
Arkitektura Islamike e Sulltanatit të Bijapurit (1490 - 1686)
Arkitektura Keladi Nayaka e mbretërive Nayaka (1499 – 1763)
Arkitektura e Mbretërisë së Mysores –
Përzierje e stileve arkitekturore Hindu, Myslimane, Raxhputaiane dhe Gotike
(1399 - 1947)
Arkitektura Indo-Saraçene dhe ajo Myslimane e Tippu Sultanit (1780)
Viharat Budiste, Kultura dhe Arkitektura Tibetiane në Bylakuppe (1953 deri në të tashmen)
Arkitektura Sikhe e Bidarit dhe Bangalores (1512 deri në të tashmen)
Arkitektura Kishtare Neo-Gotike (1933 - 1956)
Arkitektura Neo-Dravidiane (1947 dhe në vazhdim)

Lashtësia e Arkitekturës së Karnatakas (krijim i kastës së vishwabrahminëve)(në gjuhën kannada: ಕರ್ನಾಟಕ ವಾಸ್ತುಶಿಲ್ಪ) mund të gjurmohet që nga Neolitiku i saj jugor dhe Epoka e hershme e Herkurit, duke patur dëshmi shndërrimin ideologjik dhe utilitarian arkitekturor nga strehimet rituale fetare.[1] Këtu emërtimi ‘Arkitekturë’ është arrin deri rreth vitit 2000 p.e.s. Banorët e neolitit të vonë në mënyrë që të realizonin strehimet e tyre, ndërtuan kasolle të bëra prej thurje shkopinjsh dhe balte, që përforcoheshin nga popla gurësh, me gjasa me çati konike që qëndronin mbi shkopinj bambuje ose druri, të shtruara me copa graniti si dëshmohet në gërmimet arkeologjike në site si Brhamagiri (distrikti Chitradurga), Sanganakallu, Tekkalakota (distrikti Bellary), Piklihal (distrikti Raichur). Megalitët janë dëshmi arkeologjike mbizotëruese të periudhës së hershme të hekurit (rreth viteve 1500 p.e.s- 100 i e.s.). Ka më shumë se 2000 site të epokës së hershme të hekurit të regjistruara, që u ndërtuan për një arkitekturë të fortë dhe jetëgjatë në formën e stileve të ndryshme arkitekturore të varreve të ndërtuara prej guri, që kanë karakter ritual. Arkitektura fetare vepruese dëshmohet deri në vitin 345 me atë të Dinastisë Kadamba. Karnataka është një shtet në pjesën jugore të Indisë fillimisht e njohur si Shteti i Mysores. Përgjatë shekujve, monumentet arkitekturore brenda rajonit paraqitën ndikime të ndryshme, shpesh të bazuara në prirjet artistike të sunduesve të dymbëdhjetë dinastive të ndryshme.[2] Arkitektura e saj varjon në mënyrë dramatike nga monolitët madhështorë, si Gomateshwara, deri te vendet Hindu dhe xhainistë të adhurimit, rrënojat e qyteteve të lashta, mauzoleumet dhe pallatet e stileve të ndryshme. Sundimi i Mbretërisë së Mysores (Wodeyar) ka dhënën gjithashtu një strukturë arkitekturore mjeshtërore në Kishën e Shën Filomenës në Mysore (e ngritur nga mbreti si një strukturë e mëshirës hyjnore dhe mirnjohjes së thellë njerëzore)[3] që u përfundua në vitin, përveç shumë stileve Dravidiane të arkitekturës së tempujve. Dy nga monumentet (Pattadakali dhe Hampi) janë listuar në Trashëgiminë Botërore të UNESCO-s me 22 monumente kulturore në Indi.[4] Stilet e pallateve Indo-Saraçene, Rilindas, Korintikë, Hindu, Indo-Grekë dhe Indo-Britanikë u ndërtuan në Mysore, qyteti i pallateve. Arkitektura Sikhe në Bidar (1512) dhe gjithashtu në Bangalore në 1956 mund të përmendet gjithashtu si një ndikim në kompozimin arkitekturor të Mysores. Përveç Viharave të lashta tradicionale budiste që ekzistojnë në Indi që nga lashtësia deri në Pavarësinë e Indisë në vitin 1947, Karnataka ka shënuar disa ndryshime të theksuara arkitekturore, veçanërisht nga ndikimi i refugjatëve tibetianë që mbërritën në shtetin e Karnatakas midis viteve 1963 deh 1997, duke sjellë me vete artin dhe stilet arkitekturore tibetiane, të pasqyruara në manastirin budist në Bylakuppe për shembull. Vidhana Soudha (ndërtuar në Bangalore në vitin 1953) dhe tempulli më i lartë në Murudeshwar janë dëshmi të ndikimeve të Arkitekturës Neo–Dravidiane që kanë evoluar që nga pavarësia. Kronologjia e arkitekturës së Karnatakas është paraqitur në tabelën në të djathtë.

  1. ^ ARJUN, R (2014). "Architecture of Karnataka; The Antiquity and the Transformation (From Tekkalakota to Pattadkal)". mySOCIETY (në anglisht). VII (1–2): 26–44.
  2. ^ "Architectural Wonders of Karnataka". Marrë më 26 shtator 2009. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)[lidhje e vdekur]
  3. ^ Gabim referencash: Etiketë <ref> e pavlefshme; asnjë tekst nuk u dha për refs e quajtura heri
  4. ^ "World Heritage List" (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 30 tetor 2009. Marrë më 26 shtator 2009.

Developed by StudentB